Maqedoni
Letrat shtetërore me vlerë nga 2019–a kotizohen në bursën e Maqedonisë
19.12.2018 15:55
Letrat shtetërore me vlerë nga 2019-a do të kotizohen në Bursën e Maqedonisë...

Letrat shtetërore me vlerë nga 2019-a do të kotizohen në Bursën e Maqedonisë, për të qenë në dispozicion të një numri më të madh të investuesve vendas dhe të huaj. Me këtë ndiqet praktika evropiane dhe shembujt e vendeve të zhvilluara që posedojnë treg funksional të kapitalit. Sot u nënshkrua edhe kontrata për kotizimin e obligacioneve shtetërore të vazhdueshme.
“Përmes platformës së përbashkët të bursave të rajonit të ashtuquajtur “see link”, obligacionet maqedonase do të jenë në dispozicion të investuesve të rajonit dhe Evropës. Letrat me vlerë të vendeve të tjera rajonale veç më janë të vendosura në këtë link. Kjo do kontribuojë për transparencë më të madhe për sa i përket çmimeve. Gjithsesi, konkurrenca më e madhe do të sigurojë çmim dhe kamatë më të favorshme”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
“Kotizimi i bursës së obliguesve shtetërorë do të thotë se ky instrument financiar do të bëhet në maksimum vizibil dhe i disponueshëm për tregun sekundar të letrave me vlerë dhe njëkohësisht do të rrisë ofertën në bursë”,- theksoi drejtori i bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.
Gjatë 2018-s Maqedonia ka pasur euroobligacionin më të suksesshëm deri më tani me kamatë më të ulët. Po ashtu për herë të parë doli në përdorim obligacioni 30-vjeçar.
FLUTURA LATIFI
