Procesi i Berlinit, ekspertët kërkojnë largimin e ndikimit politik

19.12.2018 16:00

Maqedonia, si vend aspirant për në BE dhe në NATO....

Maqedonia, si vend aspirant për në BE dhe në NATO, ka pasur benefitet e saj nga Procesi i Berlinit, por megjithatë drejtuesit nacionalë kërkojnë që politika të qëndrojë larg kur është në pyetje interesi ekonomik, që vjen nga bashkëpunimi rajonal.

“Ky rajon ka problem gjithmonë në bashkëpunim. Tepër përzihet politika në interesat ekonomike, por unë mendoj se kjo së shpejti do të kuptohet se nuk është mirë për askënd dhe do të tejkalohet dhe më pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të fillojnë të bashkëpunojnë dhe së bashku do të progresojnë drejt BE-së”,- tha koordinatori nacional në fushën ekonomike rajonale, Vanço Uzunov.

Procesi i Berlinit ka ndihmuar vendet rajonale edhe në zgjidhjen e kontesteve bilaterale, vlerësojnë nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Nga Fondi Evropian për Ballkanin kërkojnë të sundojë ligji dhe demokracia.

“Një nga konkluzat kryesore që ishte në deklaratën e Berlinit ishte mbyllja e kontesteve bilaterale. Dy konteste bilaterale janë kaluar, njëri kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe tjetri mes Kosovës dhe Serbisë. Mund të shohim se pas 5 vitesh nga fillimi i procesit kemi zgjidhje së paku për njërin problem dhe intensivisht punohet edhe në zgjidhjen e kontestit tjetër bilateral”,- tha Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci.

“Ekzistojnë shumë probleme në rajon që mund të përmend unë sundimin e ligjit  dhe fushën e sundimit të demokracisë. Mendoj se të gjithë ne, qeveria dhe OJQ-të duhet seriozisht ta marrim këtë mesazh dhe të bëjmë reforma dhe BE këtu të na ndihmojë”,- theksoi drejtori i Fondit Evropian për Ballkan, Igor Bandoviq.

Procesi i Berlinit ka filluar në vitin 2014, i cili u mendua t’ju ndihmojë vendeve ballkanike si paraproces deri në integrimin e tyre të plotë në BE dhe NATO. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)