Maqedoni

Autostrada Shkup - Bllacë, Sugarevski: Në janar, projektimi i 1.9 km të para

19.12.2018 16:45

Ndërtimi i pjesës së parë në autostradën Shkup - Bllacë pritet të fillojë pas përfundimit të autostradës Milladinovc - Shtip....

Muajin e ardhshëm, prioritet është të përfundojë projektimi i 1,9 kilometrave të para të autostradës, kurse menjëherë pas kësaj do të fillojë tenderimi, njoftoi sot ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski. Gjatë vitit të ardhshëm do të intensifikohet ndërtimi i autostradës nga Kërçova për në Ohër.
 
“Autostrada është parimore dhe menjëherë pas përfundimit të aksit të autostradës, që fillon nga Milladinovci për në Shtip, pritet që të fillojë ndërtimi i pjesës së parë të autostradës Shkup - Bllacë. Projektimi për 10,5 kilometrat e tjera do të përpilohet gjatë 2019, ku do të fillojë ndërtimi i kësaj pjese të autostradës. Do të ketë intensifikim serioz edhe të punëve të autostradës Kërçovë - Ohër, sepse me aneksin tre tejkalohet problemi në pjesën e mjeteve, por edhe të katër-pesë problemeve të tjera që i kemi në këtë autostradë”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski.