Maqedoni
Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela, takoi zëvendëssekretarin amerikan, John Sullivan
19.12.2018 16:57
Zëvendëssekretari i shtetit amerikan, John Sullivan, u takua me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela....

Ky i fundit e ka informuar z. Sullivanin për situatën politike në vend, si dhe procesin eurointegrues, si alternativë e vetme për qytetarët e Maqedonisë. Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, Sela e ka informuar zëvendëssekretarin Sullivan, edhe për përpjekjet politike të ASh nëpërmjet amendamenteve kushtetuese, të
cilat do ta bënin Kushtetutën të pranueshme për gjithë qytetarët dhe do ta forconin karakterin multietnik të shtetit, duke pasqyruar në mënyrë të drejt multietnicitetin si një realitet të pakontestueshëm që Kushtetuta e re e RM-së duhet të ndërtohet mbi principet e barazisë. Sela e ka informuar dhe njëkohësisht ka kërkuar mbështetjen e ShBA-së për ndryshimet kushtetuese edhe për gjuhën shqipe krahas gjuhës maqedonase, të jetë gjuhë e dytë zyrtare në RM.
Kryetari i ASg-së, Ziadin Sela, ka falënderuar z. John Sullivan për kontributin e vazhdueshëm të ShBA-ve për përkrahjen e parezervë që ia ka dhënë Maqedonisë, për luftën kundër korrupsionit, funksionimin e shtetit të së drejtës si dhe integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE.
