Botë
Kaos në autostradat e Francës, “Jelekët e verdhë” djegin sportelet e pagesës
19.12.2018 18:06
“Jelekët e verdhë” në Francë pushtuan kabinat e pagesës së tarifave të autostradave...

“Jelekët e verdhë” në Francë pushtuan kabinat e pagesës së tarifave të autostradave, duke u vendosur zjarrin një numri të madh të tyre dhe shkaktuar kaos në transport, në disa pjesë të vendit.
Protestuesit vendosën zjarr brenda natës në stacionin e taksave Bandol, duke detyruar mbylljen e autostradës A50 midis Marseillës dhe Toulonit. Rreth 20 vetë u arrestuan në protestat e fundit, ndërsa katër të tjerë mbetën në paraburgim pas zjarreve të shtunën.
“Jelekët e verdhë”, kanë bllokuar rrugët dhe rreth-rrotullimet në të gjithë Francën, që nga mesi i nëntorit në protesta që filluan kundër rritjes së taksave të karburantit, por u përhapën në një reagim më të gjerë kundër politikave liberale ekonomike të presidentit francez, Emmanuel Macron. Numri i protestuesve gjithsesi është ulur ndjeshëm pas 5 javësh, pasi Macron njoftoi lëshimet në taksa dhe rritje pagash.
