Maqedoni

Zaev në Bruksel, Tusk - Mogherini: zbatoni reformat dhe Marrëveshjen e Prespës

19.12.2018 18:22

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Bruksel, është takuar me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk...

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë vizitës në  Bruksel, është takuar me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

“Porosia që morëm, - thonë nga Qeveria, - është se nëse Maqedonia vazhdon me këtë tempo, nëse realizohet Marrëveshja e Prespës dhe nëse ka zbatim të reformave kyçe prioritare, mundet që të kompensohet koha e humbur në procesin integrues dhe me të drejtë të shpresojmë se Maqedonia do t’i fillojë bisedimet në qershor të vitit 2019”.

“Është konstatuar se kjo qasje politike, gjegjësisht zgjidhja e çështjeve të mëdha me fqinjët dhe miratimi i reformave kyçe në gjyqësor, siguri, administratë publike, media, luftë kundër korrupsionit, e kanë sjellë Maqedoninë në rrugën e vërtetë të integrimeve evropiane”,- kumtuan nga Qeveria.