Maqedoni
Gjykimet e PSP-së, Gruevski pa avokatë mbrojtës edhe në “Titanik”
19.12.2018 18:35
Pas fitimit të azilit, ish kryeministri Gruevski çdo ditë e më tepër po mbetet pa avokatë mbrojtës në lëndët për të cilat gjykohet në Maqedoni...

Sot avokatët e tij hoqën dorë edhe nga mbrojtja në rastin “Titanik”. Gjykatësi i lëndës njoftoi se pasi avokatët e deritanishëm hoqën dorë nga përfaqësimi i Gruevskin në këtë lëndë, atë tani e përfaqëson avokati të cilit lënda i është ndarë sipas detyrës zyrtare.
Paraprakisht, mbrojtja e Gruevskit hoqi dorë nga përfaqësimi i interesit të klientit të tyre VIP edhe në rastin “Dhuna në Qendër”.
Vazhdon gjykimi ndërkohë edhe për të dyshuarit e tjerë në këtë rast, mes të cilëve Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, të cilët dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të së drejtës së vendosjes, korruptim gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
