Maqedoni
Lufta kundër narkotikëve, shkatërrohet 170 kg drogë e llojeve të ndryshme
19.12.2018 18:47
170 kg drogë e llojeve të ndryshme dhe substancave psihotrope, u shkatërruan sot në Deponinë rajonale “Drisla”...
Janë shkatërruar gjithsej 128 kilogram marihuanë, rreth gjashtë kilogram e gjysmë heroinë, rreth 20 kilogram hashash, rreth gjysmë kilogram kokainë, bimë, fara të kanabisit e të tjera.
Të gjitha këto rrjedhin nga veprat penale që policia i zbuloi në periudhën e kaluar.
Janë zbuluar 681 vepra penale nga kjo fushë, prej të cilave, 582 janë klasifikuar si “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psihotrope”, për të cilat janë denoncuar 674 kryerës.
99 veprat tjera penale janë të nenit “mundësim të përdorimit të drogave narkotike” dhe për to janë denoncuar 104 kryerës.
