Maqedoni

Ligji për amnisti, KE: të mos bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit

19.12.2018 19:32

Komisioni Evropian përshëndet miratimin e Ligjit për amnisti, por zëdhënësja Kociançiq përkujton se ligji nuk duhet të bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit...

Vendimi i Kuvendit për të miratuar Ligjin për amnisti me një shumicë të zgjeruar është një hap i rëndësishëm drejt pajtimit në shoqëri dhe një ndihmë për të kaluar polarizimin e dhimbshëm.

Ky është një proces krucial në ndihmën e ndërtimit të një konsensusi nacional në sferën strategjike në të mirë të vendit.

Bashkimi Evropian pret që ligji i miratuar të mos bie ndesh me pavarësinë e gjyqësorit, i cili mund të vendosë se kush ishte i përfshirë në organizimin apo kryerjen e dhunës, ose kush ka dështuar për të përmbushur detyrat zyrtare, deklaroi Kocijançiq.