Botë

Rritet numri i gazetareve te vrare per shkak te punes se tyre

19.12.2018 20:34

Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve (CPJ) ka thene me 19 dhjetor se nga 53 gazetaret e vrare gjate ketij viti...

Komiteti per Mbrojtjen e Gazetareve (CPJ) ka thene me 19 dhjetor se nga 53 gazetaret e vrare gjate ketij viti, 34 prej tyre jane ndeshkuar per punen qe kane bere.
 
Ne raportin e tij vjetor, Komiteti me seli ne Nju Jork ka thene se kete vit eshte rritur rreziku i sulmimit te personave per motive te gazetarise, pavaresisht uljes se rrezikut nga konfliktet dhe lufterat.
 
Bazuar ne te dhena ky Komitet ka thene se shifra e publikuar nga 1 janari deri me 14 dhjetor, perben numrin me te larte te vrasjeve ne tre vjetet e fundit sa i perket shenjestrimit te ketyre personave bazuar ne punen e tyre.
 
“Numri i gazetareve te shenjestruar per vrasje, bazuar ne punen e tyre pothuajse eshte dyfishuar me 2018, ne krahasim me nje vit me pare”, eshte thene ne raport.
 
Keto te dhena kane theksuar shqetesimet e bera pas publikimit te nje raporti nga Reporteret pa Kufij, organizate e cila ka thene se kete vit jane vrare 80 gazetare, duke perfshire edhe blogeret, personat qe merren me gazetari qytetare dhe punetoret ne media.
 
Ne te dyja raportet eshte permendur vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe konsullaten saudite ne Stamboll.
 
Ne nje pjese te raportit, Komiteti e ka cilesuar ironi faktin se “presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka qene kritiku me i zeshem i vrasjes se Khashoggit, ndonese Qeveria e tij ka mbyllur mediat e pavarura dhe eshte duke burgosur gazetare ne shume se secili vend tjeter ne bote, per vitin e trete me radhe”.
 
Pervec tjerash ne raport eshte permendur se Afganistani, gjendet i pari ne listen e vendeve ku jane vrare me se shumti gazetare, i percjellur nga Siria dhe India.
 
Si pasoje e nje sulmi vetevrases ne muajin prill ne Afganistan paten vdekur nente gazetare.
 
Komiteti ka vecuar edhe vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe te dashures se tij, duke permendur se ai ka qene duke hulumtuar disa dyshime per korrupsion ne nivele qeveritare.
 
Komiteti po ashtu ka permendur se eshte duke hulumtuar vrasjen e 23 gazetareve te tjere me 2018, mirepo deri me tani nuk eshte konfirmuar se vrasjet kane qene te lidhura me punen e tyre./evropaelire