Botë

Italia miraton ligjin: Te korruptuarit, largim perjete nga administrata

19.12.2018 21:13

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon te luftoj korrupsonin ne administraten publike...

Italia sapo ka miratuar ligjin e ri antikorrupsion i cili synon te luftoj korrupsonin ne administraten publike e sjelle nje transparence te plote ndaj financimeve partiake.
 
Individet e denuar per korrupsion do te largohen perjete nga postet ne administraten publike italiane e te gjitha forcat politike, levizjet politike, shoqatat e lidhura me to apo fondacaionet kane detyrimin e publikimit online te te gjitha financimeve qe nga shuma minimale 500 euro
 
Ky ligj i kerkuar fortesisht nga forca qeverisese Levizja 5 Yje u miratua me shumice votash nga Parlamenti Italian me votat kunder te demokrateve, e me mungesen ne salle te deputeteve te partise Forza Italia me lider ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.
 
“Eshte nje dite historike”, u shpreh ne sallen e parlamentit ministri italian i Drejtesise Alfonso Bonafede. “Eshte nje ligj per te gjithe qytetaret e ndershem e per te gjithe sipermarresit qe duan ta kryejne mire punen e tyre e per te gjithe personat qe do ta bejne kete vend te rilind.”
 
“Ia arritem me ne fund qe ne Itali kush korrupton apo korruptohet  te ndeshkohet me ligj”, tha ai.
 
Ligji i ri italian i antikorrupsionit parashikon norma te reja e mjaft te ashpra per kedo qe denohet qofte dhe ne shkallen e pare te gjykimit per korrupsion.
 
Ky ligj largon perjetesisht nga postet publike te gjitha ata persona te denuar per korrupsion, ryshfet, e pervetesim te prones publike, te gjitha ata te denuar per tentative ryshfeti, korrupsioni e pervetesimi te planifikuar, si dhe te gjitha ata persona qe ndikojne e favorizojne trafiqet e paligjshme. U hiqet perjete  mundesia e kontaktimit me administraten publike te gjithe sipermarresve te denuar per korrupsion apo ryshfet.
 
Masa e denimit per persona te denuar per korrupsion, ryshfet e pervetesim  ndryshon nga  denimi minimal 1 vit qe ishte parashikuar ne ligjin e meparshme, ne 3 vjet, e nga 6 vjet denimi maksimal ne 8 vite. Si dhe eliminohet masa e denimit alternativ per te gjithe ata individe te denuar per korrupsion.
 
Ky ligj vendos gjithashtu se te gjitha, partite, forcat polite, levizjet poltike, shoqatat apo fondacionet e lidhura m to kane detyrimin te publikojne on line te gjitha financimet qe i behen nga individe apo donatore te nisura nga minimumi 500 euro. Gjithashtu te gjitha forcave politike u ndalohet marrja e kontributeve, perfitimeve apo dhe te formave te tjera mbeshtetese nga qeveri apo organe publike te vendeve te huaja apo dhe nga persona juridike rezidente ne nje shtet tjeter.
 
“Ky ligj i kthen dinjitetin Italise”, kane deklaruar deputetet e 5 Yjeve, ndersa per demokratet ne opozite, eshte nje reforme e rrezikshme per sistemin e drejtesise qe shnderron individet ende ne nje proces gjykimi ne fajtor te mundshem./oranews