Fillojnë Lojërat Olimpike për të rinjë
Fillojnë Lojërat Olimpike për të rinjë. Pjesë e hapjes solemne edhe Elmedin Sejfullau dhe Sedat Baftiu……

Me një ceremonial të shkëlqyeshëm të organizuar nga vendasit kinez, në qytetin e Nanxhingut, kanë nisur sot edhe zyrtarisht Lojërat e Dyta Olimpike për të rinjë.
Në të njejtat, prej sot, e deri më 28 gusht, do të marrin pjesë mbi 3700 sportistë, në 28 sporte, apo gjithsej 222 disiplina të ndryshme. Maqedoninë, në këtë olimpiadë e përfaqësojnë pesë sportistë, prej të cilëve edhe Elmedin Sejfullau, mundësi i klubit të mundjes Liria.
Në ceremonialin të shkëlqyeshëm të hapjes të Lojërave të Dyta Olimpike për të rinjë, morrën pjesë mbi 3.700 sportistë nga e gjithë bota, në mesin e tyre edhe pesë përfaqëesuesit e Maqedonisë, njëri prej të cilëve është mundësi i klubit të mundjes Liria, Elmedin Sejfullau, i udhëhequr nga trajneri i tij Sedat Baftiu.
Ndryshe, Lojërat e Dyta pas Singapurit vitin 2010, në stadiumin olimpik në Nanjing, për të hapura zyrtarisht, i shpalli presidenti i Kinës, Xi Jinping, para 203 flamujve që valëviteshin nga të gjithë shtetet pjesëmarrëse të kësaj olimpiade.
Në këtë ceremoni, pos presidentit kinez, present ishte edhe sekretari general i kombeve të bashkuara, Ban Ki Mun, kryetari i komitetit olimpik ndërkombëtar, Tomas Bah, ish kryetari i komitetit, Zhak Rog dhe shumë burështetas, veqanërisht nga shtetet aziatike.
Nderin që ta ndez flakën olimpike në stadiumin e Nanxhingut, flakë e cila do të qëndroj e ndezur prej sot e deri më 28 gusht, e kishte Chen Roulin, kampioni olimpik në zhytje, që është nga province Xhiangsu. (Mustafa Ademi, TVM2)