Botë

Fajon kritikë Serbisë: kjo nuk është Serbia që dua ta shoh në BE

20.12.2018 13:25

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka kritikuar Serbinë për nivelin e demokracisë...

Ajo për Radion Evropa e Lirë ka thënë se “kjo nuk është Serbia që dua ta shoh në Bashkimin Evropian.

Fajon ka thënë se e kritikon Serbinë sepse nuk e dëshiron si të tillë.

“Nuk e mendoj vetëm unë por edhe shumë kolegë nga institucionet evropiane, që shumë qartë i përcjellin këto porosi. Ekziston një dallim i madh mes asaj që Serbia ka realizuar në lidhje me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian për dallim nga realiteti në atë shtet”,- ka theksuar Fajon.

Ajo ka thënë se Serbia duhet të ketë më shumë hapësirë për mendime kritike.

“Porosia për Qeverinë është që duhet të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit dëshirojnë të jetojnë të lirë”.

“Qytetarët duhet të kenë ndjenjën se qeveritarët brengosen për ta. Bindja ime nga kontaktet me njerëzit në Serbi është se nuk ekziston kjo. Këto janë tema të vështira dhe të ndjeshme”,- ka thënë Fajon.

GYLTENE SINANI