Maqedoni
Nëse nuk ndërtohen hidroelektranat e vogla, shoqatat ekologjike: pasojat janë të mëdha
20.12.2018 16:05
Shoqatat ekologjike kërkojnë që mos të ndërtohen hidroelektrana të vogla në rajone ku efekti i tyre është shumë i vogël ndërsa pasojat janë të mëdha...

Ato gjithashtu kërkojnë sanksionimin e investitorëve të cilët nuk i respektojnë rregullat.
“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi monitoruar 6 nga këto projekte në vend dhe në të gjitha rastet kemi konstatuar se ato shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis. Hidrocentralet e vogla thithin lumenjtë, zvogëlojnë sasinë e peshkut dhe shkatërrojnë ekosistemin në të cilin ato mbillen artificialisht”,- tha Davor Pehçev nga “Eko Svest”.
“Për ndërtimin e hidroelektranave të vogla merren kredi në të cilat luajnë edhe paratë e njerëzve. BENKVOQ ka bërë hulumtime nga viti 2005 deri në 2018 dhe ka zbuluar se janë ngritur 700 milionë euro nga bankat që janë të destinuara për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla”,- theksoi Igor Vejnoviq nga BENKVOQ.
Shoqata ekologjike “Eko Svest” i ka dërguar letër qeverisë së Maqedonisë, nga e cila kërkon që të ketë debat publik për aktet nënligjore.
Gjithashtu edhe qytetarët e rajonit kundërshtojnë ndërtimin e hidroelektranave të vogla.
Ata kërkojnë që të ndërtohen në vende ku ka biodiversitet të lartë dhe në bankat evropiane kanë dërguar një peticion me 120 mijë nënshkrime, ku kërkojnë që të mos financohen hidroelektranat e vogla.
REJHANE BUSHI-METAJ
