Maqedoni

Konferenca për integrim, Penny: Maqedonisë i nevojitet kapacitet për reformat; Spasovski: implementohen reformat në të gjitha sferat; Dodevski: deri në fund të 2019 do të jemi anëtare e NATO

20.12.2018 16:39

BE kërkon sundim të së drejtës, stabilitet demokratik dhe reforma, thanë përfaqësuesit nga Finlanda...

BE kërkon sundim të së drejtës, stabilitet demokratik dhe reforma, thanë përfaqësuesit nga Finlanda, vendi i cili do të kryesojë me BE-në në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur për Maqedoninë do të merren vendime të rëndësishme.
 
Ata potencuan se vendit i nevojiten kapacitete të fuqishme për realizim e reformave.
 
“Çështja e sundimit të ligjit, stabiliteti i demokracisë, përkushtueshmëria e zbatimit të marrëveshjeve të  miratuara janë çështje të rëndësishme për BE-në.  Duhet të sigurohemi se vendet e reja anëtare kanë bazë stabile para aderimit në BE”,- tha përfaqësuesi nga Finlanda, Kaisa Emilia Penny.
 
Do të hapërojmë drejt qëllimit strategjik, tha ministri i brendshëm, Spasovski. Në vitin 2019 paralajmëroi luftën kundër korrupsionit dhe reformave të tjera komfor strategjisë qeveritare. Kemi bërë skicën se si duhet të punojë ora në Maqedoni dhe do të shohim në vitin 2019 si kanë funksionuar akrepat, pohoi Spasovski.
 
“Implementohen dukshëm reformat në të gjitha segmentet në shoqëri, pra reformat që kanë për qëllim të ndërtojnë sistem stabil dhe të pavarur. Sistem që nuk do të varet nga politikanët apo persona të caktuar, thjesht sistem që do të funksionojë”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
 
Edhe hulumtuesit mendojnë se deri në fund të vitit 2019 do të jemi anëtarë të NATO-s dhe do të fillojnë bisedimet me BE-në, por shtrojnë nevojën për shpejtimin e reformave.
 
“Duhet të jemi të sinqertë se para vendit ekzistojnë edhe shumë çështje që kërkojnë punë me kualitet në kohën që vjen. Të gjithë e dimë se anëtarësimi në aleancat e mëdha sjellin investime të reja, më pas standarde më të mira dhe paga më të mëdha”,- tha Sasho Dodovski nga Instituti “Progres”.
 
Theksi duhet të vendoset në implementimin e ligjeve dhe strategjive dhe jo vetëm në miratimin e tyre, thanë nga OJQ-të, që, sipas tyre, vërejtja për mosrealizimin e ligjeve ka qenë shpesh edhe vërejtje e raporteve dhe vlerësimeve të BE-së dhe NATO-s.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU