Maqedoni

Pr/buxheti 2019, përplasje mes pushtetit dhe opozitës

20.12.2018 16:53

Me akuza të ndërsjella ka vazhduar debati në seancën plenare mbi buxhetin e vitit 2019...

Buxheti është joreal, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. Me këtë buxhet, sipas tyre, më shumë do të ngarkohet ekonomia, do të varfërohen më tepër qytetarët dhe do të rritet borxhi publik. 
 
“Në 2018-n buxheti ishte 3 miliard e 443 milion euro dhe tani buxheti të cilin e propozoni është 3 miliard e 716 milion euro, më i larti në histori. Qeveria e cila është tani, ashpër ishte kundër asaj se po rritet buxheti, në atë mënyrë ngarkohet më shumë ekonomia”,- tha Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Por, nga LSDM buxhetin e vlerësojnë si real, me të cilin do të ketë më shumë para për qytetarët dhe mbështetje më të madhe për bizneset.  
 
“Me këtë propozim buxhet shikohet përgjegjshmëria dhe puna me nikoqirllëk e qeverisë, ai bazohet në parametra reale dhe ka për qëllim t’i arrijë synimet e tij në bazë të procedurave dhe luftës për paga më të larta, mbështetje më të madhe të bizneseve të vendit, uljen e papunësisë, mbështetje më të madhe sociale për qytetarët”,- tha Zhaklina Llazarevska nga LSDM.
 
Me buxhetin e vitit 2019 të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 210.8 miliard denarë, kurse shpenzimet janë në nivel të 228,5 miliard denarë.
 
Deficiti buxhetor do të jetë 17.7 miliard denarë, përkatësisht 2.5% nga PBV.
 
Rritja ekonomike me këtë buxhet është projektuar në 3.2%.
 
Debati është në ditën e dytë dhe i njëjti pritet të zgjasë pesë ditë. 
 
ERSAN PAJAZITI