Maqedoni
Ramadani: anëtarësimi në NATO, shmang ndikimin rus; Aleanca për Shqiptarët: përfaqësim i drejtë në ARM i të gjitha etniteteve
20.12.2018 17:36
NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë për shkak të situatës nga e cila është përfshirë rajoni...

NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë për shkak të situatës nga e cila është përfshirë rajoni, thanë panelistët e debatit të organizuar nga ASh në Tetovë, rreth sfidave me të cilat po përballet Maqedonia pas marrjes së ftesës për anëtarësim.
“Situata në këtë rajon, e veçanërisht në Maqedoni, është e tillë, që duhet të përshpejtohet çështja e anëtarësimit të Maqedonisë për faktin se Rusia është trazuar kohëve të fundit, në fakt sa i afrohet Maqedonia NATO-s, aq më shumë trazohet administrata ruse që të pengojë dhe të krijojë struktura desktruktive”,- tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Sipas ASh-së, Armata e Maqedonisë nuk mund të jetë e plotë, nëse në të nuk i përfshin të gjitha komunitetet në vend, e sidomos shqiptarët. Por, për pushtetin, rritja e përfaqësimit shënon përparim në të gjitha institucionet.
“Tregohet me statistika dhe me numra se qasja nuk është reale ndaj shqiptarëve të cilët duhet ta kenë në infrastrukturë, si në Ministrinë e Mbrojtjes ashtu edhe në infrastrukturën e shtatmadhorisë edhe të Armatës së Maqedonisë”,- u shpreh Ruzhdi Matoshi nga ASh.
“Kjo qeveri, edhe përkundër të gjitha prioriteteve të tjera, mendoj që ka arritur sukses, duke rritur përfaqësimin e shqiptarëve nëpër të gjitha institucionet, jo vetëm në Armatë apo polici”,- theksoi koordinatori i Maqedonisë për anëtarësim në Nato, Stevo Pendarovski.
Debati u organizua nga Aleanca për Shqiptarët në Tetovë për të diskutuar rreth sfidave dhe strategjisë në procesin e anëtarësimit në NATO.
ZEKIRIJA MEXHITI
