Maqedoni

Publikohet komenti për Ligjin për Procedurë Penale; OSBE: presim miratimin e ndryshimeve në LPP

20.12.2018 17:49

Pas tetë vjet praktikim, Ligji për Procedurë Penale do të pësojë ndryshime...

Propozim ndryshimet janë hartuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe OSBE-së. Paraprakisht është hartuar komenti për zbatimin e Ligjit për Procedurë Penale, i cili detekton dobësitë dhe jep udhëzime dhe sqarime në frymën e jurisprudencës evropiane. Komenti i LPP-së do t’i ndahet çdo prokurori dhe gjykatësi. 
 
“Shpresoj se ky koment do të jetë i vlefshëm për ata që praktikojnë të drejtën penale. Ky koment, gjatë përdorimit të përditshëm jep kornizë të shkëlqyer dhe do të kontribuojë për zbatim më të mirë dhe më konzistent të së drejtës. Jam koshient se ndryshimet e Ligjin për Procedurë Penale të vitit 2010 së shpejti do të miratohen në Qeveria. Kjo nuk duhet kuptuar si kufizim për përdorimin e komentit pasi autorët patën entuziazëm dhe ishin të suksesshëm në adresimin e dobësive në Ligjin aktual dhe rekomanduan ndryshime dhe sqarime që i përmbajnë ndryshimet aktuale”,- tha ambasadori na OSBE, Klemens Koja.
 
Komenti është në frymën e jurisprudencës së etabluar dhe do të jetë në favor të praktikuesve të institucioneve me relevancë dhe studentët e drejtësisë, thonë ekspertët.  
 
“Komenti është shembull i shkëlqyer për gërshetim të suksesshëm të teorisë dhe praktikës dhe jo vetëm praktikës së gjykatave vendore, por edhe të gjykatave të rajonit. Hapërojmë në rrugën drejt BE-së, prandaj me rëndësi është edhe qasja e autorëve, sipas të cilëve normat juridike vendore komentohen në frymën e jurisprudencës së etabluar të Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut në Strasburg. Komenti për Ligjin për Procedurë Penale publikohet në kohën e duhur marrë parasysh erën e procesit të përshpejtuar të reformave të legjislacionit penal”,- tha Goran Koevski nga Fakulteti i Drejtësisë “Jistiniani I”.
 
Komenti i Ligjit për Procedurë Penale duhet të mundësojë zbatim më të mirë dhe më të unifikuar të Ligjit nga ana e prokurorëve dhe gjykatësve.
 
Për hartimin e këtij dokumenti, OSBE dhe Fakulteti juridik “Justiniani I” kanë punuar tre vjet.
 
SHPËTIM NUREDINI