Kulturë
Filmi dhe vështirësitë e krijuesve, autorët ankohen se mungon mbështetja institucionale
20.12.2018 18:03
Arti filmik në Maqedoni vë përballë shumë vështirësive producentët dhe regjisorët...

Në mungesë të mbështetjes institucionale, me dëshirën e mirë të realizojnë filmin e tyre, ata shpesh realizojnë projektet vetëm me mbështetjen e afaristëve dhe aktorëve që i japin frymë filmave, pa financa.
I tillë është edhe Burhan Bekteshi, autor i filmit me metrazh të shkurtër “KUSH JE TI”.
Ai me dhjetëra herë ka bërë kërkesa për mbështetje në institucione, por e njëjta i është refuzuar.
“Nuk kam përkrahje institucionale, aspak. Këtë e bëj falë miqve të mi. Kjo punë që e shihni nga unë është realizuar nga bizneset private. Nuk është që nuk kam kërkuar prej shtetit, kam kërkuar gjithmonë, por çdo herë kam marrë përgjigje negative”,-theksoi autori, Burhan Bekteshi.
“Momentalisht kemi ministër shqiptar, shpresoj se kjo do ta iniciojë ministrin të bëjë një bisedë me autorin, sepse bëhet fjalë për film të shkurtër, nuk kërkon shumë financa. Ministria i ka fondet dhe duhet ta ndihmojë. Shpresoj se këtë ministri do ta dëgjojë”,- tha aktori, Xhevat Iseni.
Filmi “Kush je ti”, që u promovua ditë më parë në kinotekën e Maqedonisë nuk është projekti i parë që Burhani e ka realizuar vetëm me ndihmën e miqve dhe afaristëve.
FARIJE BAKIJU DAUTI
