Maqedoni

Shpallja e epidemisë në Radishan, vaksinim i jashtëzakonshëm nga Fruthi

20.12.2018 18:41

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, njoftuan fillimin e vaksinim të jashtëzakonshëm kundër fruthit...

Ministria e Shëndetësisë  dhe Instituti i Shëndetit Publik, njoftuan fillimin e vaksinim të jashtëzakonshëm kundër fruthit në çerdhen e Radishanit që është e mbyllur prej dje për shkak të epidemisë.
 
Në çerdhe sot kryhej dezinfektimi i ambienteve. Vaksinimi i jashtëzakonshëm i përfshin ata nga mosha 6 muajshe deri në moshën 14 vjeçare vetëm në këtë komunë, por u apelohet shtëpive shëndetësore në vend të thërrasin në vaksinim fëmijët mbi 1 vjeç. 
 
“4 nga fëmijët e infektuar janë shtruar në Klinikën infektive, një është në shërim shtëpiak dhe i rrituri i infektuar nga fruthi është në gjendje stabile”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
“Të rriturit që kanë qenë në kontakt me fëmijët e sëmurë, të kontrollojnë nëse janë vaksinuar, e nëse jo të vaksinohen urgjentisht. Fruthi është sëmundje serioze që mund të shkaktojë ndezje në tru e në raste të veçanta edhe vdekjen”,- u shpreh dr. Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Është formuar tashmë grupi i punës që do të kontrollojë rreth 100 mijë  kartonët e vaksinimit në të gjithë vendin dhe duhet të thërrasë urgjentisht për vaksinë të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. 
 
“Presim të gjejmë 10—15 % të pavaksinuar. Në 2016 janë vaksinuar 67%, ndërsa vitin e kaluar 78% e fëmijëve. Një i sëmurë nga fruthi mund të sëmurë 18-19 të tjerë, prandaj ndërmarrim këto masa. Simptomat e para janë rrjedhja e hundës dhe temperatura, prandaj mund të ngatërrohet me sëmundjet e tjera dimërore”,- u shpreh DR. Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Nga komiteti i imunizimit thonë se për momentin vendi ka 16.854 doza vaksinash kundër fruthit, rubeolës dhe parotitit. 3000 doza vetëm në Shkup.
 
Sqarojnë se vaksinat janë nga prodhues të njohur me cilësi dhe siguri absolute.