Maqedoni
Ligji për amnisti, ASh: do të ngremë iniciativë në kushtetuese
20.12.2018 18:55
Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se do të ngritë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ta vërtetuar kushtetueshmërinë e Ligjit...

Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se do të ngritë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për ta vërtetuar kushtetueshmërinë e Ligjit për amnisti të miratuar dy ditë më parë në kuvend.
Ky ligj vendos në pozitë të pabarabartë shumë qytetarë që aktualisht vuajnë dënime, tha Syrija Rashiti, deputet i ASh-së.
“ASh e dënon kategorikisht sjelljen e këtij ligji dhe është duke përgatitur ankimimin e ligjit në fjalë pranë Gjykatës Kushtetuese për ta vërtetuar kushtetueshmërinë e këtij ligji. Vlerësojmë thellësisht se ky ligj është antikushtetues, sepse është sjellë për një përdorim, është sjellë vetëm për një ngjarje dhe për disa persona, aq më tepër që jemi të vetëdijshëm se nëpër burgjet e RM-së vuajnë dënime njerëz të cilët kanë bërë vepra të ngjashme, por edhe vepra më të ulëta se kjo, dhe ata vendosen në pozitë të pabarabartë me këta persona të cilët parashikohen të amnistohen për ngjarjet e 27 prillit”,- tha deputeti i ASh-së, Syria Rushiti.
Me Ligjin e ri për amnisti, secili prej të dyshuarve ose të dënuarve do të duhet që në afat prej 5 ditësh të kërkojë vetë amnistinë, ndërsa gjykata dhe prokuroria do të vendosë se kush do të falet dhe kush jo.
NAIM RAMADANI
