Maqedoni
“Çarshia e vjetër” vendi më atraktiv i Shkupit
17.08.2014 14:54
Megjithë ndërtesat e mëdha në njërën anë të Vardarit, për turistët e huaj Çarshia e vjetër në Shkup vazhdon të jetë pjesa më atraktive e Kryeqendrës...

Megjithë ndërtesat e mëdha në njërën anë të Vardarit, për turistët e huaj Çarshia e vjetër në Shkup vazhdon të jetë pjesa më atraktive e Kryeqendrës, pasi ata janë ngopur me objekte moderne dhe kërkojnë të vizitojnë shtete të paeksloruara ende si duhet dhe që ruajnë me fanatizëm atë që ka mbetur e bukur nga kohët e vjetra.
Prandaj në Çarshinë e Shkupit mund të takoni turistë nga Gjerrmania, Polonia, Turqia apo edhe nga Kina e largët dhe vende tjera.
“Shkupi është shumë i bukur, jemi vetëm gjysëm ore këtu , nuk kemi parë shumë. Ne jemi nga Polonia dhe që këtu do të shkojmë në Shqipëri. Kur të mbarojnë urat mendojmë që Shkupi do duket më bukur” thotë një turiste nga Polonia.
“Pazari i vjetër është shumë i bukur, ashtu si prisnim cdo gjë është e bukur. Po kënaqemi. Pamë xhaminë e Mustafa Pashës, pamë cdo gjë dhe do të shkojmë edhe në malin Vodno, është shumë bukur” thotë kjo turiste nga Turqia.
“Ishim edhe në anën tjetër në anën maqedonase tani po shëtisim në pjesën orientale të qytetit. Do të shohim edhe këtu”.
“Është shumë interesante , pamë njërën pjesë e deri tani na pëlqeu , kulturat e ndryshme që pamë këtu na pëlqyen dhe mënyra si është ndërtuar qendra e qytetit” thonë turistët nga Gjermania.
“Kam ardhur dje dhe planifikoj të rri 4 ditë në vendin tuaj. Është mëngjesi I parë këtu dhe më pëlqen. Pjesa e vjetër e qytetit është ndryshe nga qytetet e tjera që kam vizituar Pashë religjione të ndryshme, kishën, xhamitë të përziera në të njejtin qytet dhe kjo është shumë interesante për mua”.
“Gjithnjë më ka interesuar kjo pjesë e Ballkanit, gjithnjë kam ëndëruar të vi këtu. Kasha një muaj pushim dhe planifikova të shkoj edhe në Bullgari e rumani, ky është vendi I tretë I vizitës dhe planifikoj të vizitoj edhe shtete të tjera. Përzierja e kulturave dhe feve të ndryshme në një vend, e bën të gjithë vendin tuaj tepër të vecantë” thonë turistët nga Kina.
Turistët preferojnë ushqimet tradicionale, ndërsa vizitojnë dyqanet por blejnë pak thonë shitësit.
“Më shumë porositen ushqime tradicionale, tavce gravce, mish në skarë, pihen pijet e vendit, turiatët janë të kënaqur dhe madje iu rekomandojnë edhe të tjerëve të na vizitojnë”.
Turistët blejnë shumë pak, interesohen të shohin por nuk harxhojnë shumë para këtu . blerësit e vendit harxhojnë më shumë, të huajt vetëm hyjnë këtu interesohen dhe vetëm kaq” thonë dyqanxhinjtë.
Çarshia e vjetër në Shkup, është vendi ku përzihet tradita e vjetër dhe modernia. Përzierja e kulturave dhe religjioneve të ndryshme në të njejtën hapësirë, e bën Shkupin qytet mjaft atraktiv për turistët.
GYLTENE SINANI
