Spanjë, vdesin 12 emigrantë, shpëtohen 32 të tjerë
Në brigjet jugore të Spanjës, skuadrat e shpëtimit gjetën 11 emigrantë të vdekur në një varkë...

Në brigjet jugore të Spanjës, skuadrat e shpëtimit gjetën 11 emigrantë të vdekur në një varkë, ndërkohë që arritën të shpëtohen 33 pasagjerë të tjerë, një prej të cilëve humbi jetën më vonë.
Mes viktimave janë dhe dy gra, njëra prej tyre shtatzënë. Sipas “Associated Press”, të gjithë ishin emigrantë nga Afrika.
Në varkë në momentin e shpëtimit, kishte 29 burra dhe 4 gra, një prej meshkujve, humbi jetën në spital.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për 3 varka të tjera, me nga 55 emigrantë secila.
Sipas OKB-së më shumë se 61 mijë emigrantë janë larguar nga dhuna dhe varfëria drejt Spanjës ,që nga janari 2018, 55 mijë prej tyre kanë arritur në Spanjë përmes detit në një udhëtim që shpesh rezulton fatal për shumë prej tyre.
