Botë

Vendimi i gjykates supreme, ish presidenti brazilian drejt lirimit nga burgu

20.12.2018 20:25

Nje vendim i papritur i nje gjykate supreme braziliane te merkuren, mund te coje ne lirimin e shume diskutueshem...

Nje vendim i papritur i nje gjykate supreme braziliane te merkuren, mund te coje ne lirimin e shume diskutueshem nga burgu te ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u denua per korrupsion kete vit.
 
Nuk eshte e qarte nese ose kur Lula mund te lirohet, sepse vendimi i Gjyqtarit Marco Aurelio Mello, i dorezuar vetem disa ore perpara se gjyqtaret te fillojne pushimet e Krishtlindjes, mund te permbyset me vone te merkuren, nga nje tjeter gjyq ne gjykaten e larte.
 
Vendimi duhet te degjohet nga gjykata e larte pasi te kthehet nga pushimet e saj ne shkurt, duke nxitur nje diskutim me te thelle kushtetues, qe mund te kishte implikime te gjera per hetimet e korrupsionit te Brazilit dhe sistemin e drejtesise penale.
 
Nese Lula do te lirohet, kjo do te nxiste te majten e demoralizuar te Brazilit, ende e shtangur pas zgjedhjeve te tetorit ku triumfoi e djathta ekstreme e Jair Bolsonaro, i cili ka premtuar te ndryshoje politikat e futura gjate dy mandateve te ish presidentit.
 
Lula, 73 vjec, u burgos ne prill pasi u denua me me shume se 12 vjet burg dhe u perball me gjashte gjykime te tjera lidhur me akuzat per korrupsion. Ai mbron pafajesine e tij, duke kembengulur se ai eshte nje i burgosur politik, i burgosur ne nje orvatje per te bllokuar ate nga kandidimi per presidencen.
 
Argumenti i tij fitoi terheqje kur gjyqtari i Gjykates kunder korrupsionit, Sergio Moro, i cili udhehoqi hetimin gjitheperfshires qe ndihmoi Lula-n te qendroje prapa hekurave, pranoi nje oferte nga Bolsonaro te jete ministri i ardhshem i drejtesise i Brazilit. Presidenti i zgjedhur merr detyren me 1 janar.
 
Gjykata federale qe denoi Lulen vitin e kaluar konfirmoi se kishte marre tashme disa peticione ligjore qe kerkonin lirimin e tij ne baze te vendimit te se merkures, por tha se nuk kishte kornize kohore kur te merrte nje vendim./Top Channel