Botë

Izraeli do te rrise sulmet ne Siri kunder forcave te lidhura me Iranin

20.12.2018 21:13

Izraeli do te pershkallezoje luften ndaj forcave te lidhura me Iranin ne Siri...

Izraeli do te pershkallezoje luften ndaj forcave te lidhura me Iranin ne Siri, pasi Shtetet e Bashkuara vendosen te terheqin trupat nga Siria, tha te enjten kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
 
“Ne do te vazhdojme te veprojme ne menyre edhe me agresive kunder perpjekjeve te Iranit per t’u vendosur ne Siri” tha Netanyahu ne nje deklarate, raporton Reuters.
 
“Ne nuk do t’i zvogelojme perpjekjet tona, do t’i intensifikojme ato dhe e di qe ne kete e bejme me mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara” shtoi me tutje Netanyahu.
 
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi permes nje videoje te postuar ne Twitter se te gjitha trupat amerikane po terhiqen nga Siria.
 
Trump tha se trupat terhiqen pasi grupi militant Shteti Islamik eshte "mposhtur".
 
Pentagoni tha se po kalon ne nje "faze tjeter te fushates", por nuk dha detaje./evropaelire