Botë

Politikanet katalanas bejne thirrje per protesta paqesore

20.12.2018 21:37

Nente politikane katalanas, perkrahes te pavaresise se rajonit nga Spanja...

Nente politikane katalanas, perkrahes te pavaresise se rajonit nga Spanja, te cilet gjenden ne burg, ben thirrje per protesta masive, por paqesore, ne prag te vizites se kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.
 
Ai te premten do te kryesoje takimin javor te kabinetit ne kryeqytetin katalanas Barcelone, si pjese e perpjekjeve per te trajtuar konfliktet politike qe filluan me shpalljen e njeanshme te pavaresise se Katalonjes ne tetor te vitit 2017.
 
Autoritetet qendrore qeveritare ne Madrid, ndermoren menjehere kontrollin mbi rajonin dhe arrestuan lideret te cilet e organizuan shpalljen e pavaresise.
 
Kushtetuta spanjolle ndalon shkeputjen e provincave, dhe nje perpjekje per t’u shkeputur nga Spanja, mbeshtetur nga gjysma e katalanasve, shkaktoi krizen me te thelle politike ne Spanje, gjate viteve te fundit.
 
Qindra pjesetare te policise kombetare do te vendosen neser per te siguruar nje takim te kabinetit per shkak te shqetesimeve rreth mosmarreveshjeve te mundshme qe mund te shkaktohen nga mbeshtetesit e shkeputjes se Katalonjes.
 
Nente katalanas jane ne burg dhe presin gjyqin mbi trazirat dhe keqperdorimin e fondeve.
 
Demonstratat e planifikuara per neser do te jene me te fundit ne nje seri protestash te ndjekur nga qindra mijera njerez.
 
Tani per tani, nuk ka asnje reagim nga Madridi ndaj thirrjeve te politikaneve katalanas./evropaelire