Gjykata Penale , para trupit gjykues, “Titanik”,“Total” dhe “Arka”

21.12.2018 09:38

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndën....

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” Total” dhe “Arka”.

Lënda “Titanik”, ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, dhe e njejta  gjendet në procedurë dëshmuese. Në seancën e kaluar u paraqitën dëshmi materiale. Prokurorja Lile Stefanovska tha se ka rreth 5.900 dëshmi materiale.

Gjyqtari Osman Shabani në seancën e kaluar konstatoi se është njoftuar nga avokatët e të akuzuarit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, se heqin dorë të përfaqësojnë atë në procedurë të mëtutjeshme.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë  20 persona ne mesin e te cileve ish-kryeministri Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska si dhe Ilija Dimovski. Gjykim është caktuar edhe për rastin ‘Arka”, ku është i akuzuar ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakomovski, ish- ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe se kanë dëmutar buxhetin për 862 mije e 45 euro në furnizimin e pajisjeve elektro-komunikatave për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së.