Gjykata Penale, vazhdon gjykimi për “27 prillin”
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit....

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për ngjarjet e 27 prillit.
Në seancën e sotme duhet që të parashtrohen argumente shtesë të mbrojtjes së Mitko Çavkovit, Dushko Llazarovit dhe Kërste Mukovskit. Gjate séances se djeshme të akuzuarit Jane Çento dhe Igor Jug në thanë se nuk do parashtrojnë kërkesë për amnisti dhe kërkojnë që vendimin ta sjell Gjykata dhe jo elitat politike.
Çento thotë thonë se ka besim tek gjykata e secili duhet të përgjigjigjet për veprimet personale brenda kuvendit. Jug thotë se nuk do të kthehet në monedhë të dikujt për tregëti dhe ligjin e quan selektiv.
I dyshuari tjetër Goran Gjoshevski, ende nuk e di nëse do të parashtrojë kërkesë. Prokurorja Villma Ruskovska, tha se nuk do ketë rikualifikim të veprës për ndodhitë e 27 prillit për disa prej të akuzuarve, por pret ta shikojë ligjin e shkruar në gazetën zyrtare që të qartësohen veprimet e gjykatës.
E pyetur se ç’do të ndodhë, nëse vendos që askënd të mos e amnistojë, Ruskoska, tha se si prokurore do të respektojë ligjin.
