Ja cili qytet është më i ftohti në vendin tonë
21.12.2018 10:32
Mbulesa më e madhe borës është matur në Kodrën e Diellit me 21 centimetra...

Mbulesa më e madhe borës është matur në Kodrën e Diellit me 21 centimetra, ndërsa më as vijojnë Mavrovi Anovi me 9 centimetra, Kriva Pallanka me 3 dhe Krusheva me 2 centimetra.
Më së ftohti është në Tetovë, nga -10 gradë celsius deri -5 gradë celsius, -4 është në Shkup, Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep është -2, në Shtip dhe në Demir Kapi -1. Ohri dhe Krusheva këtë mëngjes janë me 0 gradë celsius, një në Mavrovë dhe Vinicë, dy në Gjevgjeli dhe katër në Dojran.
Moti është me vranësira dhe në disa pjesë me mjegull. Posaçërisht shikueshmëri të vogël ka në rajonin e Pollogut dhe të Berovës.
