Presidenti dekreton ligjin per amnisti

21.12.2018 12:36

Presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov, dekretoi ligjin per amnisti....

Presidenti i Shtetit Gjorge Ivanov, dekretoi ligjin per amnisti.  Nga dita e sotme ligji eshte shpallur edhe ne  gazetën Zyrtare të R. së Maqedonisë.

Prej sot fillon  dhe afati kohor prej pesë ditësh për të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend, të cilët duhen të dorëzojnë  ne Gjykate kërkesa për amnisti.

Në këtë lëndë, akuzohen  gjithsej 33 persona, nga ku 31 prej tyre për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues të shtetit dhe dy prej tyre për nxitje. Sipas këtij Ligji secili i akuzuar duhet të dorëzojë kërkesë për tu amnistuar, nëse vlerësohet se plotësohen kushtet për amnisti, sipas Ligjit të hartuar i cili u votua në Kuvend disa ditë më parë. Fjalën e fundit do ta japë Gjykatësja dhe Prokurorja e këtij rasti, Dobrila Kacarska dhe Vilma Ruskoska.

Ruskoska gjate gjzkimit te djeshem per 27 prillin tha se nuk do ketë rikualifikim të veprës për ndodhitë e 27 prillit për disa prej të akuzuarve, por pret ta shikojë ligjin e shkruar në gazetën zyrtare që të qartësohen veprimet e gjykatës. E pyetur se ç’do të ndodhë, nëse vendos që askënd të mos e amnistojë, Ruskoska, tha se si prokurore do të respektojë ligjin.