Përplaset treni me autobusin, aksident në Nish, 3 të vdekur, 23 të lënduar

21.12.2018 11:21

Tre persona kanë vdekur dhe mbi 23 të tjerë janë të plagosur.....

Tre persona kanë vdekur  dhe mbi 23 të tjerë janë të plagosur  gjatë një aksidenti  në Nish, ku autobusi  me nxënës është përplasur me  trenin, i cili është nisur nga stacioni hekurudhor i Nishit drejt Prokupljes. 

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm  rreth orës 7 e 30 minuta. Të plagosurit  menjëherë janë transferuar në spitalin  Klinik, me ç’rast janë duke marrë  trajtimin e nevojshëm.

Sipas mjekëve,  si rezultat i plagëve të fituara, 6 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 16  të plagosurit e tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Autoritetet e hekurudhave të Serbisë, kanë njoftuar se gjithë vija  hekurudhore është e rregulluar  me sinjalistikë, por që  në vendin ku ka ndodhur aksidenti ka munguar traka.