MPB: Lëndohet me armë zjarri 40 vjeçari nga Shkupi

21.12.2018 11:54

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë në orët e pasditës....

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë  në  orët e pasditës është denoncuar se në rrugën ‘Llazo Terpkovski’ ne Çair,  ka pasur të shtëna me armë zjarri, me çrast  është gjuajtur ndaj  drejtorit  të Klinikës së Gjinekologjisë,  Valon Bela , 40 vjeç,  nga Shkupi.

Sipas të dhënave  policore Bela është plagosur me një plumb në këmbën e djathtë nën gju, dhe i njëjti menjëherë është transferuar në Spitalin e Qytetit.

Ndaj tij ka shtënë një person i cili ka qenë bashkë me personat me inicialet  E.H., E.A. dhe R.N. njoftuan nga policia.

Ekipet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rastin në fjalë, por  nuk kanë dhënë detaje të tjera.