Dorëhiqet sekretari amerikan i mbrojtjes

21.12.2018 12:50

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis....

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, raportohet se ka dhën dorëheqjen nga detyra e tij.

Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, Mattias ka dhënë dorëheqjen për shkak të shumë mospërputhjeve për çështje të ndryshme me Presidentin Trump.

Kujtojmë se së fundmi Mattis kishte kërkuar që të mos tërhiqen të gjithë trupat amerikanë nga Siria pasi në atë shtet mund të krijohen përsëri probleme madhore.

Trump e paralajmëroi të enjten largimin e Mattis-it, të cilin e falenderoi veçanërisht që kishte detyruar aleatët të jepnin më shumë kontribut financiar për NATO-n.