Francë, qeveria u rrit pagat policëve
21.12.2018 13:15
Vendimi u njoftua dje nga Ministria e Brendshme franceze....

Vendimi u njoftua dje nga Ministria e Brendshme franceze pas takimeve me tri sindikata lokale të policisë.
Palët ranë dakord për rritjen graduale të pagës së policëve nga 120 deri në 150 euro në muaj për funksionarët e rangut të lartë, dhe shlyerjen e pagesave të vjetra për rreth 23 milionë orë punë jashtë orarit të akumuluara përgjatë viteve, veçanërisht në protestat e muajit të fundit.
Sipas qeverisë, përmbushja e këtyre detyrimeve do të nisë vitin tjetër dhe pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 275 milionë euro.
Marrëveshja erdhi pas protestave të shpërndara që oficerët e policisë mbajtën anembanë vendit.
