Botë
Duke, prefekti 4 këmbësh nga Minesota
17.08.2014 15:02
Prefekti i ri i Kormorantit në Minesota, është vetëm 7 vjec dhe është tip që nuk flet shumë para kamerave...

Ndoshta sepse prefekt I Kormorantit është një qen me emrin Duke. Ai nuk bëri fare fushatë megjithatë arriti të marë një lumë votash.
“Nuk është i mësuar me gjithë këtë publicitet. Ai është i mësuar të vijë me ne në klub dhe të marrë nga të gjithë pak hamburger dhe pak nga patatet . I gjori Richard Sherbrook , pronari I marketit lokal, ai nuk fitoi as sa gjysmat e votave të Dukës”, thotë Tricia Maloney, banore e zonës.
“Ai më ndjek nga pas kudo që unë shkoj . Emri i tij doli ashtu si kot, por në fakt unë votova për të”, thotë David Rick , një tjetër banor
Pas fitores, Duke kaloi 5 orë në sallonin e bukurisë dhe fitoi edhe një kostum të ri.
Tani qeni i farmerit duket si një lider i vërtetë. Madje ai ndihmon komunitetin e tij. Duke hungëritur rretheqark e ruan atë nëse ndonjë keqpërës vjen të prishë qetësinë.
Kurorëzimi i tij zyrtar bëhet nesër në panairin vjetor. Ju me siguri pyeteni se sa është rroga e prefektit në këtë fshat. Duke ka nënshkruar për shërbimet e tij ndaj komunitetit me firmën Tuffy's Pet Food e cila I ka siguruar ushqimin për një vit të tërë.
MIGENA GORENCA
