Drecun: Serbia të mendojë mirë për letrën e Trumpit, ndoshta është oferta e fundit e ShBA-ve
Serbia duhet më mendojë mirë për letrën e Donald Trumpit drejtuar Aleksandar Vuçiçit e Hashim Thaçit....

Serbia duhet më mendojë mirë për letrën e Donald Trumpit drejtuar Aleksandar Vuçiçit e Hashim Thaçit, sepse duket se kjo është oferta e fundit e ShBA-ve, ka thënë sot Milovan Drecun, kryetari i Këshillit të ashtuquajtur për Kosovë në Kuvendin e Serbisë.
Ai ka thënë për televizionin serb ‘Pink’ se ShBA-të tregojnë se duan ta debllokojnë e ta përshpejtojnë dialogun dhe të arrijnë marrëveshje, të cilën, siç ka thënë Trump, dëshiron ta kremtojë në Shtëpinë e Bardhë.
“Mendoj se duhet të mendojmë mirë për atë letër të cilën na e ka drejtruar Trump”, ka thënë Drecun.
“Alternative e kësaj është ajo që serbëve nuk u konvenon, e kjo është, sipas tij, ajo që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka paralajmëruar – se në vitin 2015 apo ndonjë vit tjetër do të krijohet “Shqipëria e Madhe” dhe se kufijtë e Shqipërisë do të jenë në Jarinë e Merdar”.
“Nëse tash bëjmë gabim, ky do të jetë një ndër gabimet historike të cilat i kemi bërë në shekujt para nesh e shkaku i të cilave kemi pësuar shumë”, ka shtuar ai.
