Maqedoni

Han: Në rrugën drejt BE-së, Maqedonia mund t’i arrijë Serbinë dhe Malin e Zi

21.12.2018 15:14

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, vlerëson se Maqedonia mund t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së...

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, vlerëson se Maqedonia mund t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së, të cilat tashmë i kanë hapur negociatat për anëtarësim.

“Aktualisht, sipas kapitujve të hapur, prijnë Serbia dhe Mali i Zi. Por, Maqedonia po ashtu ka mundësi të mirë t’i arrijë pasi të jetë implementuar marrëveshja me Greqinë”.

STABILITETI NË BALLKAN VARET NGA ZGJERIMI I BE-SË

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsbad”, Han thotë se viti 2025 është vit i përqendrimit nga ana e Komisionit Europian si datë potenciale për anëtarësim të vendeve me përparimin më të madh nga regjioni i Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë akoma të dobëta dhe zgjerimi i BE-së, është mundësia e vetme për stabilitet dhe paqe për regjionin. Por, koha kur do të bëhen pjesë e BE-së nuk mund të parashikohet me saktësi”.

Sipas eurokomisarit Han, viti 2030 do të ishte shumë larg që të motivoheshin vendet kandidate që t’i përforcojnë angazhimet e tyre, prandaj kur vendet kandidate do të kenë rezultate, BE duhet t’i shpërblejë ato.

Han vlerëson se rreziku më i madh aktualisht BE-së i vjen nga populistët politikë që shtiren se punojnë vazhdimisht, por shpesh nuk kanë kontakt me realitetin dhe proceset e komplikuara të vendimmarrjes.    

GYLTENE SINANI