Maqedoni
Samiti Botëror i Udhëheqësve, prezantohen liderë të sferave të ndryshme
21.12.2018 15:47
Investimi në vete apo formimi i vizioneve madhështore është synimi i Samitit Botëror të Udhëheqësve...

Investimi në vete apo formimi i vizioneve madhështore është synimi i Samitit Botëror të Udhëheqësve, i cili u mbajt sot në Shkup.
Udhëheqësit botërorë të fushave të ndryshme treguan historinë e tyre të suksesit. Sipas organizatorëve, kjo është një mënyrë shumë e mirë për të rritur ndikimin e njerëzve dhe për të sjellë ndryshim në familje, në shkollën apo punën e tyre.
“Qëllimi është zhvillimi i çdolloj lideri në fusha të ndryshme të sferës së shqiptarëve të Maqedonisë ose në vende të tjera të botës, por gjithashtu edhe krijimi i një lloj rrjeti me këtë lloj vizioni, njerëz që do të bashkohen për çfarë gjërash mund të bëjmë së bashku në aspektin e lidershipit dhe gjërave konkrete në fusha të ndryshme”,- tha drejtori i projektit, Lardian Sina.
Samiti Botëror i Udhëheqjes organizohet në 135 shtete dhe i njëjti përkthehet në 60 gjuhë të ndryshme.
ERSAN PAJAZITI
