Maqedoni

Ekspertët dhe përfaqësues institucionesh: Të luftohen korrupsioni dhe konflikti i interesave

21.12.2018 17:32

Lufta kundër korrupsionit dhe konflikti i interesave do të përfshihen në Ligjin e ri për anti-korrupsion...

Sipas propozim ligjit, i cili gjendet në procedurë kuvendore, pritet të mundësohet ballafaqim më i lehtë me korrupsionin dhe konfliktin e interesit.
 
Vërejtjet publike për funksionarët shtetërorë me vendimin e ri ligjor do të publikohen në ueb faqen e organit gjegjës ku ai vepron dhe në faqen e Komisionit për anti-korrupsion.
 
“Për dallim nga më herët, tani jo vetëm që do të publikohet në ueb faqen e komisionit, por edhe në faqen e komunës ku kryetarit të komunës i shqiptohet masë”,- u shpreh ish anëtarja e Komisionit për anti-korrupsion, Vanja Mihajllova.                                             
                                                                                    
Ligji i ri parasheh që kryetari apo anëtari i komisionit të jetë person i cili në 10 vitet e fundit nuk ka qenë i kyçur politikisht, tha ministri pa resor, Popovski.               
         
“Parashihet Komisioni Shtetëror të ketë qasje të marrë informacione në 17 institucione dhe precizohen afatet për përgjigje ndaj Komisionit për  informacionet  dhe të dhënat e nevojshme me të cilat disponojnë personat fizikë dhe juridikë, organet dhe institucionet, institucionet bankare dhe ato  financiare”,- tha ministri pa resor, Robert Popovski.
 
Nga qeveria kërkojnë të sqarohet mirë kur bëhet fjalë për korrupsionin dhe konfliktin e interesave.         
                                                                                                                
“Që punët të qartësohen, të dihet mirë çka është konflikt i interesave, konflikt i rolit, çka është korrupsion dhe si të parandalohet. Që të normatizohet kjo problematikë, duhet të precizohet se ku keni të drejtë të vendosni”,- theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Këto komente u thanë në debatin e organizuar nga forumi “0 tolerancë”. Rekomandimet për Ligji n e ri për anti-korrupsion vijnë nga OSBE dhe GREKO.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU