Botë

Sfidohet ndalim qarkullimi në Ferguson

17.08.2014 15:07

Policia amerikan ka hedhur tymuese dhe gaz lotsjellës ndaj turmave, që kishin sfiduar shtetrrethimin gjatë natës në Ferguson...

Policia amerikan ka hedhur tymuese dhe gaz lotsjellës ndaj turmave, që kishin sfiduar shtetrrethimin gjatë natës në Ferguson, ku një adoleshent me ngjyrë u vra nga policia javën e kaluar. 
 
Rreth 150 protestues refuzuan të largoheshin përpara mesnatës nga periferia e St Louis, ndërsa një zëdhënës i policisë tha se gazi lotsjellës ishte “një përgjigje e duhur” pas sulmit ndaj një makine policie. Kapiteni Ron Johnson tha se një person është në gjendje kritike në spital, pas të shtënave.
 
Duke folur pak përpaa orës 3 të mëngjesit (10 me orën tonë), ai tha se operacioni i policisë përgjatë natës nuk ishte si përgjigje e shtetrrethimit, por ndaj dhunës që shpërtheu pranë restorantit “Red The BBQ Man”, në Ferguson.
 
7 persona janë arrestuar, ndërsa rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, njofton policia. Ngjarjet vijnë pas një jave përplasjesh të dhunshme mes policisë lokale të armatosur rëndë dhe protestuesve. Michael Broën, 18 vjeç, u qëllua për vdekje në një rrugë, në Ferguson, më 9 Gusht.
 
Qindra protestues u mblodhën në rrugën kryesore në Ferguson, pavarësisht motit të keq, përpara se shtetrrethimi të hynte në fuqi, mbrëmjen e së shtunës. Shumë prej tyre u larguan paqësisht, por të tjerë thërrisnin se nuk do respektonin shtetrrethimin.
 
Policia kishte paralajmëruar demonstruesit e mbetur se do të arrestoheshin nëse nuk largoheshin. Por, më pas u hodhën tymuese dhe gaz lotsjellës, pas të cilave protestuesit u larguan. 
 
FARIE BAKIU