Maqedoni
Kuvend, miratohet buxheti për vitin 2019
21.12.2018 18:39
Pas debatit treditor, me 61 vota “për” dhe 15 “kundër”, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2019...

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuara për 210.8 miliardë denarë, kurse shpenzimet 228.5 miliardë denarë.
Rritja e BPV-së është parashikuar për 3.2 për qind, ndërsa norma e inflacionit është 2 për qind.
Deficiti buxhetor parashikohet për 2.5 për qind ose 17.7 miliard denarë, që është 500 milionë denarë më pak nga viti që po lëmë pas.
Qëllimet e përcaktuara nga buxheti në vitin e ardhshëm janë norma më të larta të rritjes ekonomike, standardi më i mirë jetësor i banorëve, sundim i ligjit, niveli më i lartë i drejtësisë sociale dhe anëtarësim në BE dhe në NATO.
