Ministria e Shëndetësisë, tërhiqet nga përdorimi antibiotiku “Medaxon”
Agjencia e Ilaçeve si dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se është tërhequr përkohësisht nga përdorimi antibiotiku “Medaxon”...

Agjencia e Ilaçeve si dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se është tërhequr përkohësisht nga përdorimi antibiotiku “Medaxon”, i prodhuar në Qipro, emri gjenerik i të cilit është “Ceftriaxone”, ndërsa njihet edhe si “Lendacin”.
Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e denoncimeve se ky ilaç ka sjellë efekte serioze të padëshirueshme tek pacientët.
Përkohësisht ndalohet përdorimi i ilaçit ndërsa sasia e mbetur e saj vendoset në karantin brenda institucioneve shëndetësore.
Më datën 12 dhjetor, inspektorë farmaceutikë nga MALMED kanë marrë mostra nga disa seri të ilaçit “Medaxon” nga institucionet shëndetësore dhe të njëjtave do t’u bëhet analizë nëpër laboratoritë e autorizuara të Maqedonisë.
Masa e propozuar “karantin” do të jetë në fuqi deri në marrjen e rekomandimeve shtesë nga ana e Agjencisë së Ilaçeve, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
