Vjenë, sulm në një restorant, një i vrarë e një i plagosur
Në një restorant në Vjenë të Austrisë, që ndodhet në qendër të qytetit, një person ka ndërruar jetë...

Në një restorant në Vjenë të Austrisë, që ndodhet në qendër të qytetit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagos rëndë.
Policia është vënë në kërkim të personit të armatosur, pasi ka mësuar tanimë identitetin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të drekës në zonën e quajtur Lugeck.
Policia tha se njeriu i armatosur ka qëlluar në drejtim të disa personave të ulur në restorant, duke e lënë një person të vdekur në vend, kurse tjetrin të plagosur rëndë.
Nga autoritetet është thënë se duket se krimi ka qenë i paramenduar, pasi shënjestra e agresorit ishte “thuajse e saktë”.
Uniformat blu në Vjenë kanë deklaruar se janë vënë në kërkim të agresorit, e se aktualisht nuk shihet që të ketë rrezik për personat e tjerë në qytet, pasi sulmi mendohet se ka qenë “ekskluziv”.
