Botë
Katalonje, protesta pro pavaresisë nga Spanja
21.12.2018 19:44
Protestuesit pro-pavaresise se Katalonjes jane duke bllokuar disa rruge te ketij territori teksa ministrat spanjolle...

Protestuesit pro-pavaresise se Katalonjes jane duke bllokuar disa rruge te ketij territori teksa ministrat spanjolle jane duke mbajtur nje takim te kabinetit qeveritar ne Barcelone.
Ky takim synon te ule tensionet disa muaj pasi lideret katalonas jane burgosur per tentim te pavaresimit te rajonit te Katalonjes.
Kryeministri, Pedro Sanchez, dhe lideri katalonas, Quim Torra, jane pajtuar te enjten per te zhvilluar nje “dialog efektiv”.
Takimi se premtes eshte organizuar pikerisht nje vit pasi Qeveria e meparshme spanjolle ka mbajtur zgjedhje te parakohshme ne Katalonje, nje vendim qe ishte cilesuar si provokativ nga grupet pro-pavaresise.
Teksa takimi ka qene duke u zhvilluar, policia dhe protestuesit jane perleshur ne qender te Barcelones.
Te pakten kater persona jane arrestuar, derisa forcat rajonale policore kane thene se nje burre eshte ndaluar pasi ka pasur materiale qe perdoren per te krijuar pajisje shperthyese.
