Botë

Trump kërcënon me mbyllje “shumë të gjatë” të qeverisë

21.12.2018 20:05

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kercenuar me mbyllje “shume te gjate” te Qeverise ne rast se demokratet...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kercenuar me mbyllje “shume te gjate” te Qeverise ne rast se demokratet nuk financojne premtimin e tij per ndertimin e murit ne kufi me Meksiken.

Trump ka kerkuar 5 miliarde dollare, shume e cila eshte miratuar ne Dhomen e Perfaqesuesve, mirepo pritet te deshtoje ne Senat.

Ne rast nuk arrihet asnje marreveshje, disa pjese te Qeverise amerikane do te mbyllen ne mesnaten e se premtes, ka thene Trump.

Nje mbyllje e tille e pjesshme do te shenonte heren e trete qe ndodh nje gje e tille ne agjencite federale me 2018. Permes nje postimi ne Twitter, Trump ka akuzuar demokratet per sic ka thene “tentim te zhvleresimit te konceptit te murit, duke e quajtur te modelit te vjeter”.

“Eshte fakt qe asgje tjeter nuk do te funksionoje dhe se ka qene fakt i vertete per mijera vjet. Eshte sikurse rrote, nuk ka asgje me te mire”, ka thene Trump. “Nese demokratet votojne kunder, do te kete mbyllje qe do te zgjase nje kohe te gjate”, eshte shprehur ai.

Trump ka shtyre edhe pushimet e tij ne Florida edhe sipas ndihmesve te tij, ai i ka bere thirrje liderit te republikaneve ne Senat, Mitch McConnell, per te perdorur te ashtuquajturen “mundesi berthamore”.

E ashtuquajtura “mundesi berthamore” do te lejonte miratimin e buxhetit me nje shumice te thjeshte prej 51 votave, ne vend te 60 votave te kerkuara.