Kulturë

ITKSH promovoi librin monografik kushtuar “Demonstratave popullore të vitit 1968 në Tetovë”

22.12.2018 13:24

Me rastin e 50-vjetorit të demonstratave në Tetov në vitin 1968....

Me rastin e 50-vjetorit të demonstratave në Tetov në vitin 1968 Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve promovoi librin monografik “Demonstratat popullore të vitit 1968 në Tetovë”. Libri është përpiluar nga autorët Nebi Dervishi kryeredaktor, Skender Asani, Xhemil Daci, Isak Sherifi, Sefer Tahiri dhe Sevdail Demiri. Në librin janë përshkruar ngjarjet kryesore që lidhen me revoltën studentore dhe gjithëpopullore të shqiptarëve, me kërkesat për barazi kombëtare, shkolla dhe universitet në gjuhën shqipe. 
 
"Viti 1968 ishte viti i revoltes studentore dhe popullore nëpër shumë vende të evropës. Për më shumë liri demokraci dhe kushte më të mira për jetes. demonstartat popullore në Tetov shpërthyen një muaj pas atyre të kosovës me 22 dhe 23 dhjetor 1968. Demonstratat nuk ishin të rastësishme ata ishin shpërthymi i një revolte të gjatë e të akumlluar nga apdrejtësit që ju bënit shqipatrëve që nga fundi i LDB", tha Nebi Dervishi, kryeredaktor i librit.  
 
"Deri në vitin 1968 mos ketë ndonjë lëvzje të shfaqur tek shqipatarët  sepse ishte ngulitur tek populli shqipat. Por ndodhi kthesa e madhe e cila do të jetël sin jë udhërrëfyes për  lëvizjen e mëtutjeshme që këto demonstartat e vitit 68 në Kosov dhe Maqedoni. Ky do të jetë një model se shqipatër në ish jugosllavin do të rezistojnë  në mënyr kolektive dhe jo të ndar Kosov Preshev Maqedoni. Si një vazhdimësi e demonstrative ishin edhe demonstratat  e 81", tha Skender Hasani, drejtor i ITKSH-së.
 
Ndërkohë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, tha se demonstratat, 50 vjet më parë, ishin një grusht ndaj regjimit të kohës, i cili nuk i përfillte të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të cilat garantoheshin edhe me kushtetutë.
 
"Flamurtarët e vitit 1968, ishin baza te të cilët u sendërtuan idealet e gjeneratave të mëpastajme, për liri dhe barazi të plotë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës politike, shoqërore, arsimore, kulturore", tha Arber Ademi, Minsitri i Arsimit.
 
Në fillim të librit është përfshirë gjendja e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë që nga Lufta e Dytë Botërore, e deri në vitet e 60-ta, kur me rënien e Aleksandar Rankoviqit nga pushteti, filloi të ndryshojë pak nga pak edhe situata e përgjithshme politike në Jugosllavinë e atëhershme të Titos. Më pas janë përfshirë demonstratat studentore në Evropë, ish-Jugosllavi, Kosovë. Për disa nga personalitetet kyçe të demonstratës së Tetovës është paraqitur nga një biografi e shkurtër, si dhe disa kujtime nga dëshmitarët. 
 
REJHANE BUSHI METAJ