Maqedoni
Ndërtimi i gazësjellësit, Sugarevski: Gazsjellsi një ndër prioritet e Qeveris
22.12.2018 15:00
Intenzivishtë punohet në ndërtimin e gazsjellsit nga Tetova deri ne Gostivar, nga Negotina deri na Kavadar dhe nga Prilepi e deri në Manasir....

Një ndër prioritetet kryesore të qeveris është edhe gazsjellsi e cila për vitin e ardhshëlm ka ndarë buxhet me vler prej 1 miliard e 557 milion denar me të vetmin qëllim të arrije deri tek amvisërit dhe kompanit.
"Dua të informoj se në séance e parafundit të qeverisë, ministria e ekonomisë është e detyruar të krijojë një grup pune që do të vendosë për modelin më efikas për zhvillimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror në maqedoni. Apeloj deri tek komunat që sa më shpejtë të punojnë në përpilimin e projekteve, dokumenteve, të ndajne mjete nga buxheti i tyre" , tha Goran Sugarevski, Ministri i Transporit.
"Intenzivisht po punohet në pjesën nga Tetova deri në Gostivar investimi kap vlerën prej 29 milion euro. Në këtë pjesë na ka ngelur edhe 35 deri në realizimin të punës ndërtimore. Vitin e ardhshëm paraljmrojmë një tempo më të shpejtë të punës dhe gazin natyror do ta sjellim deri tek të gjitha amvisërit", tha Bajram Rexhepi, drejtor i resurseve energjetike të Maqedonis.
Sipas Sugarevskit me ndërtimin e gazsjellsit qytetaret do të shpenzojnë më pak energji elektike dhe do të kursejnë në buxhetin e tyre.
REJHANE BUSHI METAJ
