Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Pavlopulos: Nuk pranojmë interpretim arbitrarë

22.12.2018 15:31

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos në urimin me rastin e festave të Fundvitit dhe Krishtlindjeve...

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos në urimin me rastin e festave të Fundvitit dhe Krishtlindjeve, drejtuar bashkombasve të tij përveç disa çështjeve kombëtare, përmendi edhe çështjen e emrit, gjegjësisht Marrëveshjen e Prespës. Pavlopulos i përsëriti qëndrimet se Greqia nuk do të pranoj interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës dhe aq më shumë kur ato reflektojnë irredentizëm, sepse akoma asgjë nuk ka përfunduar. 
 
"Greqia “përpiqet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe në praktikë tregon se mbështetë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, por sqaroi se për atë parakusht është zgjidhja e çështjes së emrit “në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa pasi të përfundojë revizioni kushtetues i cili do të përmbajë të gjitha garancitë”, atëherë Marrëveshje do të ratifikohet në Kuvendin grek. Vendi ynë fqinjë duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin e tij ligjor, ndërsa para se të gjithash në Kushtetutë. Dhe me të vërtetë, e ndërmorën këtë angazhim" – tha Pavlopulos.
 
Ndërkohë,  Kisha greke si edhe qarqe nacionaliste nuk po lejojnë Parlamentin e Greqisë që të votojë marrëveshjen, në mënyrë që të dy vendet të ecin më tej në raportet mes tyre. Kështu, 12 mitropolit në Greqi kanë dalë në një letër të përbashkët duke denoncuar këtë marrëveshje, të cilën e konsiderojnë si të dëmshme për Greqinë duke shprehur pasigurinë se pala maqedonase do t’i qëndrojë parimeve të saj.
 
“Nuk kemi asgjë me vendin fqinj dhe aspiratat e tyre për në BE dhe NATO, por kjo nuk mund të ndodhë në dëm të interesave të Greqisë”, shprehen ndër të tjera 12 mitropolitët e zonës së Maqedonisë në Greqi. 
 
Mitropolitët kanë pakënaqësi edhe për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë duke theksuar se ajo nuk mund të sigurojë lirinë e besimit për ortodoksët e tjera jo maqedonas në Maqedoni.
 
REJHANE BUSHI METAJ