Maqedoni

U mbajë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën”

22.12.2018 16:56

Sot në Kërçovë u mbajtë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën”....

Sot në Kërçovë u mbajtë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën” në të cilën u prezentuan kumtesa për zhvillimet historike, arsimore dhe personalitetet që kanë lënë gjurmë në historiografinë e kësaj treve.
 
Në organizim të Muzeut të Maqedonisë perëndimore dhe komunës së Kërçovës sot u mbajtë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën” e cila nxorri në pah fakte dhe dëshmi për zhvillimet e periudhave të ndryshme dhe veprimtarët që kontribuan në avansimin e çështjes shqiptare në këto hapësira. Me kumtesat e tyre në këtë konferencë përkujtimore u prezentuan: 
 
Prof. Dr. Tahir Zajazi – Vendlindja e shikuar nga Tetova, 
Prof. Dr. Avzi Mustafa – Kush ishte patrioti Ramazan Dalipi, 
Mr. Nexhat Mehmedi – Arsimi dhe shkollat e para shqipe në trevën e Kërçovës, 
Mehmet Mehmeti – Xhaxhi Bali, mësuesi im i parë, 
Qamil Fejza – Pertef Therepeli, historia e arsimit shqip në Kërçovë, 
Bexhet Jagodini – Veprimtaritë atëdhetare të Sefedin Kërçovës, 
Kujtim Kasami, Heroina jonë, Sulltaana e Mazllam Qafës, 
Dr. Sadik Emroja – Baftiar Rrushaj, emër që obligon brezat 
dhe Dr. Ilmi Veliu – Abetaren e parë në Kërçovë e solli Mulla Nashyt Zajazi.
 
Në fund pjesëmarrësit e konferencës përkujtimore i përshëndeti kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu - Daja, i cili vlersoi se organizimet e këtilla që përkujtojnë veprimtaritë e zhvillimeve historike dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe barazi, duhet të shëndërrohen në aktivitete tradicionale.