Maqedoni

Protestat e VMRO–DPMNE-së në Prilep, Mickovski: Populli nuk do të lejojë dhënien e emrit

22.12.2018 17:49

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovksi para protestuesve në Prilep....

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovksi para protestuesve në Prilep theksoi se populli maqedonas nuk do të lejojë dhënien e emrit “Maqedoni”, që përmendet edhe në Biblën e Shenjtë. Ai akuzoi Qeverinë se ka shkatërruar ekonominë e vendit, gjyqësinë, biznesin, dhe se nuk ka bërë asgjë për arsim dhe shëndetësi. Mickoski gjithashtu tha se nuk do të ketë integrim në BE as deri në vitin 2020, pasi në BE nuk shkohet duke i amnistuar kriminelët por me reforma të ndershme.
 
"Maqedonia është në Bibël dhe nuk ka marrëveshje që mund ta fshijë prej aty. Aty do të mbetet i shkruar emri “Maqedoni”, ndërsa emaneti ynë është që atë emër ta ruajmë dhe me krenari ta themi tani dhe në të ardhmen, ndërsa pasardhësve tanë t’ua lëmë brez pas brezi. Vetëm ashtu Zoran Zaev nuk do të mundet dhe grupi rreth tij ta fshijnë që t’i ruajnë ulëset e tyre. Ky është emër biblik, ndërsa ky është popull biblik, krenar, i dinjitetshëm. Beteja jonë, motra dhe vëllezër, sapo filloi”, tha Mickovksi.